Shtëpia
|      

Rama ka kërkuar si gjithnjë një “gjethe fiku” - Kryetaria e Kuvendit, Topalli.

E Marte, Prill 10th, 2012

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo

 

Kryetaria e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kryetaria e Kuvendit Jozefina Topalli.

"Kësaj here Rama paska gjetur sirtarin e Jozefinës." - deklaroi te marten kryetaria e Kuvendit Jozefina Topalli ne pergjigje te deklaratave te kreut te PSs, Edi Rama.

 

Topalli theksoi se, "Ky burri që qan se e rreh Jozefina të sqarojë shqiptarët se kush e solli Seserin në Parlament, të sqarojë se pse ajo vendosi të vijë vetëm 3 herë në Parlament, mos është ky faji i Jozefinës... Unë them që është unik rasti i saj në përcmimin që i bën Kuvendit dhe atyre që e kanë zgjedhur. Ky është rasti i degradimit, fenomen i pashembullt i partisë së miliarderëve me kryetar fukara”

 

Sipas kryetares se Kuvendit Topalli, "Për sa i përket “Vandakut të mandateve për funksionet Kushtetuese”, atë, zoti Rama duhet ta kërkojë në “sirtarët Presidencës” aty ku e ka dërguar me vendim Kuvendi me votën e tij në seancë plenare dhe jo Jozefina; por aty unë nuk e ndihmoj dot, nëse kërkon, do të gjeje me siguri një votues të tij të devotshëm që do ta sqarojë."

"Deri tani në fakt, zoti Rama ka kërkuar si gjithnjë një “gjethe fiku”. “Gjethe fiku”: o në “kuti”, o në “çadër”, o në “sirtar”. Problemi është se edhe po e gjeti, ajo nuk e mbulon, veçse të turpëron."- theksoi nder te tjera Kryetaria e Kuvendit Jozefina Topalli.

Lexo ketu te plote.

(RevistaShtypi.al)