Shtëpia
|      

Kushtet e Përdorimit

Marreveshja e perdorimit te REVISTASHTYPI

Ju lutemi lexoni këtë Marrëveshje Përdoruesi para se të përdorni këtë Shërbim. Duke vazhduar përdorimin e RevistaShtypi.al, ju pranoni që t’i përmbaheni kushteteve të kësaj marrëveshjeje.

1. Marrëveshja dhe Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit

1.1 Kjo marrëveshje Përdorimi (Marrëveshja) përbën marrëveshjen mes RevistaShtypi ("Faqia e Internetit") dhe kompanisë së saj, Welldata dhe ju si një përdorues që ka akses krijon një lidhje në shërbimet ("Shërbime"). "Ju", "E juaja" "Përdorues i Regjistruar" ose "Përdoruesit e Paregjistruar" do të thotë që një përdorues në moshë madhore që është në përdorim të Shërbimit (ose prindi ose kujdestari i rritur i çdo të mituri që lejon qasje në shërbim, për të cilin prindi do të mbahen rreptësisht përgjegjës). Një "përdorues i regjistruar" është një person i cili ka dhënë informacione personale të identifikueshme duke përfshirë, por jo vetëm, emrin dhe adresën e postës elektronike, dhe i cili për mund të ketë zgjedhur pjesë të veçanta të Shërbimit. Një "përdorues paregjistruar" është një person i cili nuk ka dhënë ndonjë informacion të tillë, dhe qasja e tij në faqen e internetit është e kufizuar për fusha të caktuara që kërkojnë regjistrim.

1.2 Ju bini dakort t’i përmbaheni të gjitha dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, në mënyrë që të mbeteni një përdorues i autorizuar i shërbimit. Përdorimi juaj i Shërbimeve përbën marrëveshjen tuaj të detyrueshme që përmbahet nga këto dispozita. NËSE NUK PRANONI të gjitha këto KUSHTE DHE RREGULLA, duhet menjëherë të ndërprisini përdorimin e shërbimeve.

1.3 RevistaShtypi rezervon të drejtën, në diskrecionin e saj të vetëm, për të ndryshuar ndonjë pjesë ose të gjitha dispozitat e kësaj Marrëveshjeje në çdo kohë. RevistaShtypi e vë në dispozicion Marrëveshjen përmes një lidhjeje (link) në faqen e parë. Marrëveshja në fuqi për kohën e përdorimin tuaj të Shërbimeve do të merret e mirëqenë në përdorimin tuaj dhe përdorimi juaj i Shërbimeve pas hyrjes në fuqi të çdo ndryshimi të kësaj Marrëveshjeje do të konsiderohet pranimi juaj i ndryshimeve. Nëse NUK dëshironi që të jeni i lidhur me ndonjë ndryshim, ju duhet menjëherë të ndërpresni përdorimin e shërbimeve.

1.4 RevistaShtypi mban të drejtën, në diskrecionin e saj të vetëm, të ndryshojë, kufizojë, ose të ndërpresë çdo aspekt, përmbajtje, mjet ose tipar që është pjesë e Shërbimeve. RevistaShtypi rezervon të drejtën, në diskrecion të plotë, të kufizojë përdorimin e shërbimeve si edhe të pezullojë ose revokojë të drejtën tuaj për të përdorur shërbimin në rast se përdorimi juaj shkel atë që lejohet nga kjo Marrëveshje ose thyen ndonjë ligj të caktuar.

1.5 Nëse nuk bini dakort me dispozitat e të kësaj Marrëveshjeje ju mund ta zgjidhni shumë lehtë çeshtjen duke mos vazhuar të merrni më ketë shërbim.

2. Regjistrimi

Nëse zgjidhni të regjistroheni si një përdorues, do t’ju kërkohet të vendosni një emër, një adresë elektronike (email), dhe ndonjë informacion tjetër që RevistaShtypi mund ta kërkojë në diskrecion të plotë dhe të zgjidhni edhe një Emër Përdoruesi dhe një Fjalëkalim. RevistaShtypi do të refuzojë t’ju lejojë një Emër Perdoruesi që impersonifikon një person tjetër, ose që është anti-ligjor, ose që mund të jetë i mbrojtur nga një Markë e Regjistruar ose që bie ndesh me të tjera ligje të të drejtave të autorit, si edhe nëse është vulgar/e ose është ofendues/e, ose mund të shkaktojë konfusion siç përcaktohet nga RevistaShtypi. Ju do të jeni përgjegjës për fshehtësinë dhe përdorimin e emrit të përdoruesit dhe fjalë-kalimit dhe do të bini dakord për të mos siguruar qasje të llogarisë tuaj nga të tjerë, të tretë. Ju jeni plotësisht përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të emrit të përdoruesit dhe fjalë-kalimit dhe plotësisht përgjegjës për çdo-dhe-të gjitha aktivitetet që kryhen me llogarinë tuaj.

3. Të drejtat e pronës Intelektuale

3.1 Shërbimet, përmbajtja origjinale e RevistaShtypi (të tilla si përmbledhjet e artikujve), dhe mjete të siguruara nga RevistaShtypi në Sherbime janë të mbrojtura nga mbrojta e pronës intelektuale dhe janë në pronësi, të kontrolluara dhe/ose të licensuara prej RevistaShtypi-t. Të gjitha publikimet e markave të regjistruara që shhfaqen në faqen e internetit si shërbim janë pronë e pronarëve të tyre respektivë. Shfaqja e tyre në faqen e internetit të RevistaShtypi nuk do të thotë që ka aprovim të autorësisë ose të përmbledhjes së artikujve të cilat shkruhen prej RevistaShtypi, por ato shërbejnë për të identifikuar burimin e informacionit për artikullin me një lidhje (link) në faqen e internetit të RevistaShtypi.

3.2 Rreth te drejtave dixhitale

RevstaShtypi zotëron, mbron dhe zbaton të drejtat e autorit mbi krijimtarinë dhe materialet e saj dhe respekton të drejtat e pronesisë-autorit të të tjerëve. Materialet mund të jenë në dispozicion në Shërbimet e siguruara prej paleve të treta. Eshtë në politikën tonë te mos-lejojmë materiale që dhunojnë të drejtat e palëve të treta. Ju duhet të na njoftoni menjëherë në rast se një material dhunon të drejtat e autorit të palëve treta. (Jeni të lutur të mbani në mend se RevistaShtypi bën, kryesisht, përmbledhjen e artikujve, lajmeve të palëve të treta ‘faqeve të internetit’ dhe i lidh përdoruesit me një lidhje (link) në këto faqe interneti që të lexojnë artikullin e plotë. Kështu, të drejtat lidhur me artikullin ose përmbajtjen e tij të plotë i duhen kërkuar pronarit të vetë asaj faqeje ku artikulli, lajmi i plotë është vënë në dispozicion.) Sapo të marrim një ankesë për shkelje të drejtash ne do të veprojmë direkt në pezullim apo dhe fshirjen e artikullit që shkel të drejtat e pronësisë nga ana jonë. Ju mund të regjistroni një ankesë ketu.

3.3 Në rast se ju keni një faqe interneti dhe dëshironi të lidheni me Sherbimet tona, ju duhet të lidheni (link) me faqen e parë të Websitit. Ju mund të kontaktoni RevistaShtypi për të marrë leje për këtë shërbim duke plotësuar një kërkesë këtu. RevistaShtypi rezervon të drejtën për të refuzuar ose pranuar këto lidhje (link) me Shërbimet.

4. Përmbajtja e Palëve të Treta

RevistaShtypi përmban lidhje (link) të faqeve të internetit të kompanive të tjera, por nuk ka kontroll tek ato faqe interneti. RevistaShtypi nuk është përgjegjëse ose nuk do të mund të fajësohet për ndonjë prej përmbajtjeve, reklamave, produkteve, shërbimeve ose materialeve të vendosura ose të servirura nga këto faqe interneti. RevistaShtypi nuk garanton se nuk do të përfshijë ose do të bëjë lidhje (link) në ndonjë përmbajtje në mënyre të paqëllimshme ose të pakëndshme. RevistaShtypi nuk është përgjegjëse, direkt ose indirekt për ndonjë dëmtim ose humbje të shkaktuar prej ose në lidhje të supozuar se është shkaktuar prej përmbajtjes, reklamës, produkteve, shërbimeve ose materiale të tjera në këto faqe interneti.

5. Përdorimi i Shërbimeve

5.1 Ju mund të shikoni përmbajtjen dhe përdorimin e shërbimeve dhe mjetet në dispozicion në faqe në pajtim me këtë Marrëveshje, vetëm për nevojat tuaja personale dhe përdorime jo - komerciale. Ju mund të printoni përmbajtjen vetëm për përdorimin tuaj personal. Ju nuk mund të shkarkoni kopje elektronike të përmbajtjes sonë për ndonjë qëllim tjetër përveç atyre të lejuara nga Të Drejtat e Përdorimit ose ndryshe me ligj. Ju nuk do të bëni asnjë përdorim tjetër të përmbajtjes pa lejen me shkrim të RevistaShtypi. Ju nuk do të modifikoni, publikoni, shpërndani, transmetoni, të merrni pjesë në transferimin ose shitjen, përkthimin, krijimi e veprave të rrjedhura, ose në ndonjë mënyrë tjetër të shfrytëzoni faqen, përveç siç është përcaktuar këtu, për çdo përmbajtje apo teknologji (duke përfshirë software-in), në tërësi ose në pjesë të Shërbimeve. Më tej, ju nuk do të angazhoheni në ndonjë shkarkim sistematik ose veprimtari të tjera drejt çdo përmbajtje, në tërësi ose në pjesë , të Shërbimeve që do të krijonte ndonjë bazë të dhënash elektronike ose arkivore që përmban përmbajtje të tillë. Ju nuk do të bëni asnjë ndryshim në përmbajtje nga ato që ju lejuar për përdorim sipas kësaj Marrëveshjeje dhe në veçanti ju nuk do të fshini ose ndryshoni ndonjë të drejtë pronësie apo njoftimesh që atribuohen në çdo përmbajtje. Ju gjithashtu nuk do t’i bëni "frame" përmbajtjeve, mjeteve ose teknologjisë për shërbime apo vetë shërbime pa lejen me shkrim të RevistaShtypi. Ju pranoni se ju nuk do të fitoni asnjë të drejtë pronësie për çdo përmbajtje të shkarkuar. Ju më tej, pranoni se të gjitha të drejtat e shërbimeve dhe përmbajtjeje në Shërbimet e dhëna ndaj jush sipas kësaj Marrëveshjeje, janë të rezervuara shprehimisht nga RevistaShtypi.

5.2 Ju nuk do të aktivizoni ndonjë mjet automatizues, që përfshin, "crawlers," "bots" ose "spiders," të cilat nga ana programore kanë akses dhe tërheqin informacionin e përmbajtjes me qëllim që të shisni Shërbimet e dhëna, dhe as nuk do të "scrape" dhe/ose ri-formatoni ndonjë nga informacionet e faqeve HTML ose interfasit XML, që përfshijnë meta tags, faqet e kërkimeve, dhe dokumentave, përveç atyre të lejuara në Pyetjet më të Shpeshta, pa ndonje leje të shkruar nga RevistaShtypi.

5.3 RevistaShtypi dëshiron të sigurojë asistence për të siguruar një lexim të këndshëm, por duke patur parasysh natyrën teknike të bllokueseve të reklamave dhe softwareve të ngjashme, ne do ta gjejmë të pamundur të ju ndihmojmë nëse ju jeni një software i tillë.

6. Aktivitetet e përdoruesit dhe privatësia e përdoruesit

6.1 Ju do të përdorni shërbimet dhe çfarëdo-lloj përmbajtjeje apo materiali, ose informacioni që gjendet në Shërbimet tona vetëm për qëllime të ligjshme. Ju nuk do të ngarkoni, shpërndani nepërmjet nesh, ose ndryshoni e shpërndani përmes Shërbimeve tona, ndonjë material ose informacion të çfarëdo lloji që është shpifës/e, i/e pahijëshme, pornografike, abuzive, ose shkel ndonjë ligj ose cënon ose shkel ndonjë privatësi apo të drejtat e tjera të ndonjë personi apo subjekti tjetër, ose përmban një kërkesë për fonde, reklame, ose një kërkesë për mallra ose shërbime.

6.2 Ju garantoni se materiali apo informacion që keni vënë në dispozicion nëpërmjet Shërbimeve tona, duke përfshirë, për shembull, tekstin përshkrues lidhur me përmbajtjen që ju do të krijoni, është vetëm puna juaj origjinale, ose që ju keni të gjitha të drejtat e nevojshme për të bërë materiale ose informacione si çdo person ose entitet tjetër në dispozicion të Shërbimeve. Ju do të jeni përgjegjës për përmbajtjen e ndonjë dokumenti ose informacioni që ju vini në dispozicion nëpërmjet Shërbimit.Ju gjithashtu do të jeni përgjegjës për çdo dëm, që rezulton nga ana juaj, duke vënë ndonjë material ose informacion në dispozicion nëpërmjet Shërbimeve.

6.3 Përveçse, siç është përcaktuar më poshtë, duke e vënë çdo material ose informacion në dispozicion nëpërmjet Shërbimit, ju automatikisht i jepni RevistaShtypi-t gjithandej, materiale të cilat janë: royalty-free, të përhershme, të pakthyeshme, me të drejta jo-ekskluzive dhe leje për t’u përdorur dhe ri-prodhuar, modifikuar, përshtatur, publikuar, përkthyer, shpërndarë dhe sub-liçensuar të ndonjë materiali apo informacioni të tillë (në tërësi ose në pjesë të tij) dhe / ose të inkorporojë ato në vepra të tjera, pavarësisht nga forma, media apo teknologjia. Duke vënë një material ose informacion në dispozicion nëpërmjet Shërbimeve tona, ju gjithashtu jepni për përdoruesit e tjerë të drejtën për të hyrë, parë, ruajtur, apo riprodhuar materialin tuaj dhe informacion për përdorim personal të përdoruesit.

6.4 RevistaShtypi nuk ka asnjë detyrim dhe nuk ka dhe nuk mund, të shqyrtojë çdo materiale ose informacion që ju dhe përdoruesit e tjerë vini çdo herë në dispozicion nëpërmjet Shërbimeve, të RevistaShtypi dhe nuk është përgjegjës për çdo përmbajtje të këtij materiali ose informacioni. Megjithatë, RevistaShtypi rezervon të drejtën për të fshirë, bërë veprime, apo editojë çdo material apo informacion që ajo i konsideron, në diskrecionin e saj të vetëm,si të papranueshëm, shpifës/e, të pahijëshëm, pornografik, abuzive, ose që cenon ose shkel çdo privatesi ose të drejta të tjera të çfarëdo personi apo entiteti. Më tej, RevistaShtypi rezervon të drejtën në çdo kohë për të dhënë informacione për çdo material apo informacion si të nevojshëm në bazë të ndonje ligji, rregulloreje, apo kërkese qeveritare.

6.5 Ju pranoni se i keni lexuar Rregullat e Privatësie se RevistaShtypi të, vëna në dispozicion këtu, e cila është bashkëlidhur me referencë në këtë mënyrë dhe që do të bëhet pjesë e kësaj Marrëveshjeje të Përdoruesit. Përdorimi i faqes së internetit përbën miratimin dhe pranimin e politikave të përshkruara tek kjo Rregullore dhe Kushte e Përdorimit. Nese ju nuk pranoni rregulloren tonë të Kushteve të Përdorimit, ju këshillojmë të nderprisni marrjen e shërbimeve prej nesh.

7. Garanci dhe Përgjegjësi

7.1 Ju pranoni shprehimisht që përdorimi i shërbimeve është vetëm për përdorim personal. RevistaShtypi dhe ndonjë kompani meme, degë, filiale, drejtorë, zyrtare, punonjës, agjentë, distributorë, palë të treta të ofrimit të përmbajtjes, ose licensuesit (dhe drejtuesit e tyre përkates, zyrtarë, punonjës dhe agjentë) nuk garantojnë që shërbimi do të jetë i pandërprerë ose pa gabime ose se ata do të jetë pa viruse ose përbërës të tjerë të dëmshëm, dhe nuk garantojnë se rezultatet që mund të merren nga përdorimi i shërbimeve, për sa i përket saktësisë, plotësisë, besueshmërisë, ose përmbajtjes se çdo përmbajtjeje, informacioni, materiali, komenti ose reagimi ne postimet që gjenden në shërbimet e vëna në dispozicion; materialeve ose shërbimeve të ofruara nëpërmjet Shërbimeve tona, apo ndonjë lidhje (link) me faqet e tjera apo shërbimet në dispozicion të Shërbimeve.

7.2 Sherbimet tona, të gjitha opsionet, materialet, informacionet, postimet, ose përgjigjet ndaj postimeve që gjenden në faqen tonë, jepen pa asnjë garanci, as nuk shprehin apo sugjerojnë garanci për qëllime tregtare ose për qëllime të tjera të caktuara.

7.3 Ju pranoni dhe pajtoheni që RevistaShtypi (dhe çdo kompani mëmë e saj, filial/e, drejtorë, zyrtarë, punonjës, agjentë, distributorë, palë të treta ofrues të përmbajtjes, dhe ose (drejtuesit e tyre përkatës zyrtarë, punonjës dhe agjentë), nuk janë përgjegjës për ndonjë shpifje, fyerje apo çdo gjë tjetër të paligjshme të çdo përdoruesi, duke përfshirë edhe vetë ju. Në asnjë rast përgjegjësia totale e RevistaShtypi (dhe çdo kompanie memë të saj, filial/e, drejtorë, zyrtarë, punonjës, agjentë, distributorë, palë të treta ofrues të përmbajtjes, dhe ose (drejtuesit e tyre përkatës zyrtarë, punonjës dhe agjentë) do të tejkalojë shumën e paguar prej jush tek RevistaShtypi gjatë një periudhe dymbëdhjetë (12) mujore para çdo pretendimi për lëndim apo dëmtim.

8. Dëmshpërblim/e

Në masë absolute, dhe në bazë të ligjeve në fuqi, ju do të mbroni, zhdëmtoni dhe mbani larg dëmtimeve RevistaShtypi-n (dhe kompaninë mëmë, filialet, bashkëpunëtorët, drejtorët, zyrtarët, punonjësit, agjentët, shpërndarësit, palët e treta, dhe licensuesit (dhe drejtorët e tyre përkatës, zyrtarët, punonjësit dhe agjentët)) nga dhe kundër të gjitha pretendimeve, garancive, dhe shpenzimeve, duke përfshirë tarifat e avokatit dhe tarifat ligjore dhe shpenzimet, që dalin nga përdorimin juaj i Shërbimeve ose shkeljet tuaja të ndonjë dispozite të kësaj Marrëveshjeje. RevistaShtypi rezervon të drejtën, në diskrecionin e saj të vetëm dhe me shpenzimet e veta, për të marrë përsipër mbrojtjen dhe kontrollin ekskluziv të ndonjë çështjeje dëmshpërblimi prej jush. Ju do të bashkëpunoni plotësisht dhe në mënyrë të arsyeshme siç kërkohet në mbrojtjen e ndonjë kërkese.

9. Përmbajtja nga Pale të treta, palë të treta
ofruese, Reklamime dhe Lidhje (Link)

Shërbimet përfshijnë një sërë shërbimesh të ofruar nga palë të treta (secili është "Palë e tretë-"), për sa I përket teknologjisë dhe karakteristikave të tjera, duke përfshirë mundësinë për përdoruesit e Shërbimeve për blerjen e mallrave ose shërbimeve nga palët e treta. RevistaShtypi nuk ka dhe nuk mban përgjegjësi për shërbimet e ofruara; në lidhje me përmbajtjen, teknologjine, mallrat ose shërbimet e ofruara nga palë të treta.

Ju pranoni që çdo rekurs për pakënaqësi apo problem lidhur me ato mallra apo shërbime do të kërkohen direkt nga pala e tretë ofruese e jo nga RevistaShtypi, dhe se zgjidhja juaj e vetme kundrejt RevistaShtypi do të jetë ndërprerja e shërbimeve.

10. Siguria e Faqes së Internetit

Ju nuk do të shkelni ose nuk do të përpiqeni të shkelni sigurinë e Shërbimit, duke përfshirë, pa kufizim (a) të dhënat e faqes jo-të-destinuara për ju apo ndërprisni shërbimin në një server ose të hyni në llogari që nuk jeni i autorizuar për të hyrë, ( b ) të testoni, skanoni, provoni dobësinë e një sistemi ose rrjeti ose të shkelni sigurinë pa autorizimin e duhur, ( c ) nuk do të tentoni të interferoni në shërbime për ndonjë përdorues ose për ndonjë rrjet, duke përfshirë, pa kufizim, përmes një virusi në Shërbimet tona, të mbingarkoni, bëni "denial of Services attacks", "flooding", "spamming", "mail bombing" ose "crashing", (d ) të dërgoni të dhëna me e-mail , duke përfshirë promovime dhe / ose reklamimin e produkteve apo shërbimeve, ( d) te vidhni ndonje pako TCP/IP të “head-erit” ose ndonjë pjesë të informacionit në “header” në ndonjë e-mail ose postim , ose ( f ) të përpiqeni të zbërtheni, çmontoni ndonjë prej programeve që përmban pjesë të Shërbimit. Shkeljet e sistemit ose të rrjetit të sigurisë mund të rezultojnë në një përgjegjësi civile ose penale. RevistaShtypi do të hetojë ngjarjet të cilat mund të cënojnë shkeljet e tilla dhe mund të përfshijë, dhe të bashkëpunojnë me autoritetet e zbatimit të ligjit në ndjekjen e përdoruesit/ëve të cilët janë të përfshirë në shkeljet e tilla.

11. Na kontaktoni

Ju mund të na kontaktoni ketu. Nëse një përgjigje do të jetë e nevojshme, ne do t’ju kontaktojmë duke ju dërguar një email elektronik në adresën e dhënë prej jush, të e-mailit.

12. Përfundimet

RevistaShtypi mund ta përfundojë këtë Marrëveshje dhe përdorimin tuaj të shërbimeve, ose të ndërpresë shërbimet, në çdo kohë. RevistaShtypi rezervon të drejtën, menjëherë pas njoftimit tuaj, për të ndërprerë përdorimin tuaj të Shërbimeve në rast të ndonjë sjelljeje të papërshtatshme, nga ju që RevistaShtypi, në diskrecionin e saj të vetëm, e konsideron të papranueshem, ose në rast të ndonjë shkeljeje nga ju të kësaj Marrëveshjeje ose shkeljeje të ndonje ligji në fuqi për shërbimet elektronike.

13. Performanca Ligjore dhe Kontestimet

Kjo Marrëveshje, performanca juaj në bazë të saj, dhe çdo mosmarrëveshjeje që lind në bazë të saj do të gjykohet ekskluzivisht nga ligjet e Republikes së Shqipërisë dhe qytetit të Tiranës, pa rënë në konflikt me ligjet dhe parimet. Ju bini shprehimisht dakort për, juridiksionin, dhe vendin e gjykatave në çdo dhe për të gjitha veprimet, zënkat, apo polemikat në lidhje me këtë Marrëveshje.

14. Kushtet e përgjithshme

Kjo marrëveshje, se bashku me dhe çdo politikë tjetër publikuar nga Shërbimi prej RevistaShtypi-t, përmbledh dëshirën e plotë dhe ekskluzive të palëve për subjektin në fjalë. Asnjë shkelje ose pakujdesi e bërë; si nga RevistaShtypi ose prej jush, do të konsiderohet sipas kësaj Marrëveshjeje si një paraprirës ose vijues i pakujdesive. Kjo Marrëveshje do të jetë detyruese dhe hyn në veprim në dobi të RevistaShtypi dhe pasardhësve të tij, administratorë, dhe firmëtarë. RevistaShtypi mund të ri-formulojë këtë Marrëveshje, ose ndonjë nga të drejtat dhe detyrimet e saj sipas kësaj Marrëveshjeje, pa ju njoftuar. Çdo detyrim si i tillë nga RevistaShtypi nuk ju liron nga detyrimet tuaja, sipas kësaj Marrëveshjeje.

RRETH NESH

Çfarë jemi ?
Çfarë bëjmë ne ?
Njoftime për shtyp
Na kontaktoni
Reklamoni në faqen tonë

FAQIA

Ndihmë
Si të përdor faqen?
Pse të regjistrohem ?
Kushtet e përdorimit
Privatësia

TOOLS

RSS
Mobile

KOMUNITET

Na ndiqni në Facebook
Rrjetet Sociale
Sugjeroni Lajme