Tani fatura mujore e energjisë elektrike mund të shikohet dhe printohet nga abonentet - CEZ
Kompania çeke e shpërndarjes (CEZ) promovoi shërbimin e ri, që u lejon klientëve të saj të shohin dhe printojnë faturën mujore të energjisë elektrike nepermjet kompiuterit - sipas deklaratave te perfaqesuesev te kesaj kompanie te Marten gjatë një konference për shtyp.
E-bill është një shërbim i ri që kompania CEZ Shpërndarje u ofron klientëve të saj e që ka si qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimit.
Shërbimi e-bill mundëson shikimin dhe printimin e faturës online për cdo klient. Vec kësaj tani online cdo klient mund të kontrollojë konsumin mujor të energjisë, ta printojë faturën, apo të shohë edhe historikun e faturave të tij deri në gjashtë muaj.
Nder te tjera CEZ Kompania e shpërndarjes deklaroi te marten se institucionet buxhetore paraqiten si me problematiket në pagimin e faturave të energjisë, krahasuar me qytetarët.
Sipas deklarates se kesaj kompanie institucionet shtetërore dhe ato jo-buxhetore nuk kanë paguar energjinë ne nje vlere qe kap shifren e 5 milion lekë borxh - qe i përket kesaj kompanie për energjinë e harxhuar.
Sipas tyre ajo cka verehet eshte "një performancë të ulët të arkëtimit të parave për energjinë e papaguar."
Efektet negative qe derivojne prej ketij borxhi do te afektojne dhe fondin e investimeve në rrjet, në cilësinë e furnizimit dhe atë të shërbimit.
(RevistaShtypi.al)

