Shtëpia
|      

"Politikat makroekonomike po përballen me një realitet të ri" - Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani

E Shtune, Nentor 26th, 2011

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
Guvernatori Fullani i ben thirrje aktoreve bankare per bashkepunim tte forte.

Guvernatori Fullani i ben thirrje aktoreve bankare per bashkepunim tte forte.

Guvernatori i Bankës Qendrore u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të sistemit bankar për një bashkëpunim më të fortë, duke shprehur besimin për një të ardhme më të sigurt të tregut financiar.

Ne fjalen e tij Guvernatori, Ardian Fullani në konferencën për shtyp mbi vendimmarrjen e politikës monetare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pohoi se, "Politikat makroekonomike po përballen me një realitet të ri, në rang kombëtar, rajonal dhe botëror. Megjithatë, ato nuk duhet të shkëpusin fokusin e tyre nga ruajtja e stabilitetit makroekonomik e financiar. "

'Ky stabilitet kontrollon primet afatgjata të rrezikut dhe është një parakusht për nxitjen e investimeve të qëndrueshme në ekonomi." - vleresoi ai.

Me tej Guvernatori Fullani tha se , "Ekonomia shqiptare ka patur një ecuri përgjithësisht pozitive gjatë vitit 2011, ndonëse në prani të një ambienti të jashtëm të pafavorshëm."

Sipas tij , "Aktiviteti ekonomik në vend ka shënuar rritje, ndërkohë që disa nga balancat kryesore makroekonomike e financiare janë kontrolluar e përmirësuar më tej."

"Duke analizuar ecurinë faktike dhe atë të pritur të inflacionit në të ardhmen, në muajin shtator Banka e Shqipërisë lehtësoi më tej kushtet monetare, duke ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje dhe duke e çuar atë në nivelin 5.00%. Lehtësimi i kushteve monetare mundëson, krahas ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, edhe një mbështetje më të madhe të kërkesës së brendshme." - vleresoi Guvernatori Fullani duke shtuar se: "sistemi bankar paraqitet likuid dhe i mirë-kapitalizuar për të zhvilluar aktivitetin e tij të ndërmjetësimit financiar. Në përgjigje të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, normat e interesit të kredisë janë në nivele historikisht të ulta."

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit 2011. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.00 %.

Per te lexuar te plote fjalen e Guvernatorit Fullani kliko ketu.

(RevistaShtypi.al)