Shtëpia
|      

Komiteti për Zhvillimit e Rajoneve miraton 520 projekte të reja; KM Berisha: "do të punësohen rreth 30 mijë qytetarë."

E Enjte, Maj 10th, 2012

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha

Kryeministri i vendit Sali Berisha

"Në 5 vitet e fundit patëm rritjen më të lartë në Europë, 22%. Ekonomia nuk u zhyt në krizë, modeli shqiptar funksionoi” - deklaroi te enjten KM Sali Berisha, në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve ku u miratuan rreth 520 projekte të reja për investime në infrastrukturë e më gjerë, në komunat e fshatrat e qarqeve të vendit. Financimi i këtyre projekteve bëhet i mundur nga një fond i Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve prej rreth 27.6 miliardë lekë, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një shumë prej 22 miliardë lekësh, si dhe disa qindra milionë të tjerë nga agjenci të tjera.

 

Kryeministri Berisha deklaroi se "në këto 520 projekte nuk llogariten sigurisht projektet e arrorëve, ullinjve e drurëve të tjerë frutorë. Por në total, në të gjitha këto projekte punësohen rreth 30 mijë qytetarë."

"Janë me qindra projekte të tjera që do të marrin jetë në vitin 2013. I garantoj qytetarët se viti 2014 do të jetë viti i finalizimit tërësor të sistemit rrugor më të mirë e më modern në Evropë." - deklaroi nder te tjera KM Berisha.

Lexo ketu te plote.

(RevistaShtypi.al)