Shtëpia
|      

Gent Strazimiri - Edi Rames: 'Puçisti' qe hartoi, përgatiti dhe udhëhoqi skenarin e marrjes me dhunë të pushtetit nuk mund t’ju besojë komisionerëve socialistë.

E Enjte, 17 Shkurt 2011

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
strazimiri

Gent Strazimiri,  zëdhënësi i grupit parlamentar i PD-së, akuzoi te Enjten kreun e opozitese se vizita e tij në Strasburg ishte një mision i turpshëm për bllokimin e vizave. - në një deklaratë për shtyp të Enjten

Sipas Strazimirit kreu i opozites "nxorri sërish nga sirtari akuzën e tij amorale për komisionerët socialistë, te të cilët sipas tij, nuk mund të ketë besim, sepse ata i korrupton Berisha."

Strazimiri shprehu ne prani te mediave se "Burime nga Strasburgu, por edhe botime në mediat e tij, bëjnë të ditur se përsëri, njëlloj si më 29 Qershor të  vitit 2009, Edvin Kristaq Rama, Mr. 20%, ju deklaroi zyrtarëve dhe parlamentarëve europian se, zgjedhjet në Shqipëri do të jenë të dështuara, sepse Berisha do të korruptojë komisionerët e tij."

Strazimi akuzoi kreun se PS-se si 'Puçisti' i cili "hartoi, përgatiti dhe udhëhoqi skenarin e marrjes me dhunë të pushtetit dhe që për 5 orë me radhë nga skutat e Fidelit do t’i drejtonte mercenarë dhe bashibozukë në sulmin ndaj Këshillit të Ministrave, nuk mund t’ju besojë komisionerëve socialistë, sepse ata nuk janë dhe nuk mund të jenë mercenarë, njerëz të hurit dhe të litarit, të gurit dhe zjarrit, për ta sjellë atë me dhunë në pushtet."

Duke vazhduar me tej ne akuzat e drejtuara ndaj Kreut te Opozites, Edi Rames, ai i drejtohet si perfaqesuesi i "monumentin më të zi të korrupsionit në Shqipëri dhe në Europë" dhe se "renditet në vendin e tretë në botë, në shtyllën e kusarisë dhe korruspionit planetar."

Duke shtuar me tej se "Ne i themi Edvin Kristaq Ramës se, për shqiptarët dhe europianët që të pritën në Strasburg si bllokmen, si njeri që kërkon të marrësh me dhunë atë që nuk e merr dot me votë, apo si njeri që nuk mendon kurrë për popullin dhe vendin tonë, epitetet që ti përdore janë të denja vetëm për ata që përdorin dhunën dhe njerëzit "mish për top" për karrigen e tij, për ata që nxjerrin bashkortet lakuriq në plazhet e botës dhe rrahin barbarisht gratë e tjera të rradhës së familjes së tij" - deklaroi nder te tjera Gent Srazimiri para gazetareve.

(RevistaShtypi.al)