Shtëpia
|      

Luiza Gega serisht në librin e rekordeve Guiness

E Enjte, 27 Prill 2017

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
luiza gegaj
Luiza Gega i eshte shenuar serisht në librin e rekordeve për atletikën, duke thyer një të tillë që rezistonte prej 28-vitesh.

Bëhet fjalë për rekordin kombëtar në garën e 10 mijë metrave, që mbahej nga Anila Kasati, me kohën 34 minuta e 46,01 sekonda, i vendosur në vitin 1989 në Greqi.

Atletja Gega e ka thyer sot atë gjatë Kupës së Shqipërisë duke vendosur një rekord të ri të shkëlqyer prej 33 minutash e 31 sekondash.

Në qershorin e vitit 2014, Gega kishte thyer edhe një tjetër rekord që mbahej nga Kasati, atë të garës së 5 mijë metrave.

(RevistaShtypi.al)