Shtëpia
|      

Tirana Art Fest ne sheshin "Nene Tereza" zgjedh sot Fituesin

E merkure, 3 Maj 2017

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
Tirana Art Fest
Ne sheshin "Nene Tereza" po mbahet shfaqja Tirana Art Fest. Ne postimin ne faqen e tij sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj e cileson eventin si nje "Energji rinore, shume djem e vajza te talentuar dhe nje spektakel i jashtezakonshem qe eshte kthyer ne tradite per Tiranen tone."

Ai shtron edhe pyetjen per te gjithe ndjekesit: "Kush do te fitoje sot?"

Tirana Art Fest

 

Vizioni i këtij projekti është zhvillimi i kreativitetit dhe aftësive interpretuese tek të rinjtë e moshës 15-19 vjeç. Forma e zhvillimit të projektit do jetë në trajtën e një gare artistike konkuruese mes gjimnazeve në realizimin e mini spektakleve. Çdo shkollë do të ketë në strukturë performancë në 4 disiplina:
• Muzikë;
• Kërcim;
• Teatër;
• Multimedia (foto & video).
TAF synon gjallërimin e jetës kulturore – artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme. Ky projekt ndihmon gjithashtu në diversitetin social – kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve për të kontribuar në luftën ndaj disa fenomeneve sociale negative.

Ky projekt ka si objektiva kryesore:
• Nxitjen dhe inkurajimin e krijuesve të rinj të shkollave të mesme;
• Gjallërimi i jetës kulturore – artistike nëpërmjet zhvillimit artistik;
• Zhvilimi i edukimit në fuqizimin e luftës ndaj alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative;
• Promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre;
• Krijimin e traditës rinore nëpërmjet Bashkisë Tiranë, në zhvillimin e kapaciteteve artistike rinore në të ardhmen;
• Projekti “Tirana Art Fest” do të zhvillohet në 14 gjimnaze të qytetit të Tiranës, zhvillimi i veprimtarisë do të jetë në 4 disiplina;
• Muzikë (këngë solo, duet, në grup, këngë shqip ose të huaja);
• Kërcim (kërcime solo, kërcime çift, ose në grup);
• Teatër (poezi, monolog, komedi, pjesë filmash ose pjesë teatrale);
• Multimedia (temë e lirë, film me metrazh të shkurtër, fotografi) etj.

Zbatimi i tij do të bëhet në 4 faza, 3 fazat e para kanë si qëllim garën artistike të zhvilluar brenda periudhës prill-maj 2016, e cila do të finalizohet me fazën e 4, Finalja e vitit 2017 po mbahet ne 3 Maj. E vitit te kaluar eshte zhvilluar në date 18 Maj 2016.