Shtëpia
|      

Operacioni "Befasia", 4 të ndaluar për shitje lëndësh narkotike

E Diele, 23 Prill 2017

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
4 te arrestuar nga

4 te arrestuar nga "Operacioni Befasia"

Katër persona kane perfunduar ne pranga ne sajë të operacionit “Befasia". Te arrestuarit identifikohen si Arjan Mustafaj, 43 vjeç, Shpëtim Sinaj, 40 vjeç, Erjon Zenelaj, 33 vjeç, të tre nga Mallakastra dhe Niko Dula, 41 vjeç nga Tepelena.

Te ndaluarit shisnin lende narkotike e llojit kanabis, kryesisht në periferi të Tiranës, në aksin rrugorë Pezë-Ndroq.

Nga kontrolli në automjetet e tyre, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjere ngjyre të bardhë.