Shtëpia
|      

“Tirana International School” feston 25 vjetorin

E Diele, 23 Prill 2017

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
Perfaqesues te Tirana International School

Perfaqesues te "Tirana International School"

“Tirana International School” ka festuar diten e shtune 25-vjetorin e themelmit te saj, në një mbrëmje gala me nxënës, prindër dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.

Themeluesi i saj Z. Gilson solli ne vemendje ngjarjet dhe te gjithe ata qe sollen ne jete shkollen Tirana International 25 vite me pare. Ndersa drejtori i shkolles “Tirana International School”, Robert Jackson,  suprizoi z. Gilson me vendimin per te titulluar rrugen qe te çon ne kete shkolle si Rruga Gilson.

Ne fjalen e tij te rastit z. Jackson theksoi se: “Kemi qenë partnerë me ambasadat, me familjet shqiptare dhe institucionet, e jemi këtu për t’i shërbyer nevojave të edukimit në të gjithë vendin”, tha ai. “25 vitet e fundit në Shqipëri kanë qenë një kohë rritjeje, sfidash, por shkolla u ngjit në maja dhe ne bëmë më të mirën tonë”, - shtoi më tej Jackson.

Ne vitin e pare te hapjes, “Tirana International School” nuk numeronte asnje nxenes, por ne vitin 2017 ajo numeron 208 nxënës qe studiojnë me një program studimi në gjuhën angleze për parashkollorët dhe sistemin parauniversitar.

(RevistaShtypi.al)