Shtëpia
|      

Largoni gërhitjen me këto përbërës natyralë...

E Hene, 10 Tetor 2016

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
Leng Karrote
Kur kërkojmë të gjejmë shkaqet e gërhitjes, kuptojmë se problemi qëndron më shumë tek njerëzit që tërrethojnë.

Në rast se partneri juaj gërhet, kjo është një gjë e pakëndshme. Ne ju japim mundësinë të provoni një kurë natyrale, që të reduktoni, në mos eleminoni; në mënyrë natyrale gërhitjen.

Por para se të shikoni recetën e thjeshtë me produkte mëse të zakonshme, vlen të theksojmë se gërhitja mund të shkaktohet nga gëlbaza tepërt në fyt apo në hundë.

Përbërësit:

• 1/4 limon
• 2 karrota
• 1 rrënjë e freskët xhenxhefil
• 2 mollë

Metoda e përgatitjes:

Vendosni në një shtrydhëse frutash e perimesh, përzierjen me përbërësit e listuara si më sipër dhe të përgatisni një lëng frutash.

Përdorimi:

Konsumojeni atë disa orë para se të shkoni në shtrat çdo dite.

Konsumojeni atë disa orë para se të shkoni në shtrat çdo dite.

Efektiviteti i këtij lëngu natyral është në bazen e përbërësve te tij. Përmbajtja e lartë e vitaminës C në lëngun e limonit hollon lëngjet hundës dhe pastron hunden, ndërsa karrota dhe mollë e pastrojne hundën dhe promovojne një gjumë te rëndë. Gjithashtu, xhenxhefil zbut presionin ne zgavrat e hundes.

Gërhitja paraqet si nje dukuri shumë e zakonshme, por që mund të eliminohet. Ajo paraqitet e padëmshme në shumicën e rasteve, por kjo do të shkaktojë vështirësi, nese jo direkt ne gjumin tuaj, do te ndikoje patjeter ne gjumin e atyre qe ndajne te njejten dhome me ju.