Shtëpia
|      

Maqedoni - Protestuestit lëndojnë deputetin Zijadin Sela

E Enjte, 27 Prill 2017

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Zijadin Sela
Sipas disa raporteve të pakonfirmuara në Maqedoni, Zoran Zaev udhëheqësi i LSDM-së dhe ryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Zijadin Sela jane lenduar, dhe se ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë - sipas 360grade.al. Të dhunuar kanë mbetur edhe shumë gazetarë.

Ndërkohë deputetët raportohet te jenë mbledhur në pjesën e sipërme në sallën e konferencave, për t’i shpëtuar përplasjeve të mundshme me protestues nacionalistë të VMRO-DPMNE-së.

Në kuadër të situatës së tensionuar kreu i ri i Parlamentit, Xhaferi ka bërë thirrje për të mos u përfshirë nga paniku.

Duke folur në emër të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ndërkohë, në një konferencë të shkurtër për mediat, ambasadori i Suedisë në Maqedoni, u bëri thirrje palëve që të vetëpërmbahen dhe të mos ushtrojnë akte dhune ndaj përfaqësuesve të popullit të zgjedhur me votë të lirë.

“Palët të tërhiqen nga akte të dhunshme dhe nga retorika që mund ta përkeqësojnë situatën. Tashmë është përgjegjësi e policisë vendase që të ndërmarrë të gjitha masat për të mos lejuar degradimin e situatës. Në këtë moment lipset më shumë dialog mes palëve”, - ka deklaruar ambasadori suedez në Maqedoni.

(RevistaShtypi.al)