Shtëpia
|      

"Basha bën diversion me BE-në dhe SHBA-të" - MPJ, Bushati

E Diele, 23 Prill 2017

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
Ministri i Puneve te Jashtme, Ditmir Bushati

Ministri i Puneve te Jashtme, Ditmir Bushati

"Mesazhi i dhënë nga zyrtarët amerikanë ishte i qartë, si për futjen në zgjedhje dhe për përfundimin e reformës në drejtësi." - deklaroi Ministri i Jashtëmm Ditmir Bushati nga Shkodra.

Sipas Ministrit te Jashtem, "Është një investim politik, teknik dhe financiar i qartë i BE-së dhe i SHBA-ve, i cili gjithashtu gjen dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. "

"Lulzim Basha ka zgjedhur që të  bëjë diversion me BE-në dhe SHBA-të, ndonëse BE, Gjermania dhe SHBA-të kanë folur qartë dhe qytetarët shqiptar presin që PD të jetë prezent në 18 qershor duke shpalosur alternativën e tyre. PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje të parakohshme dhe tani që u dekretua data nga presidenti duan shtyrje të tyre” - theksoi Bushati.

(RevistaShtypi.al)