Shtëpia
|      

Supervullkanet nuk kanë nevojë për ngacmim që të shpërthejnë

Llava e shkrirë është ajo, e vetmja, që shkakton shpërthimin
E Marte, 7 Janar 2014

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
Supervullkanet nuk kane nevoje per shtytje qe te shperthejne

Supervullkanet nuk kane nevoje per shtytje qe te shperthejne

Supervullkanet jo vetëm që janë të mëdhenj dhe të frikshëm, por sipas një provë të re ata mund të shpërthejnë pa ndonjë shkas të jashtëm. Hulumtuesit në Zvicër kanë shkuar ndesh me parimet dhe arriten në përfundimin se supervullkanet si ai në Parkun Kombëtar Yellowstone nuk kanë nevojë për një shkak si  tërmeti që të shkaktojë një shpërthim, - raporton BBC. Ndërtimi i dukshëm i llavës do të bënte një shpërthim, pak a shumë si ajo qe bëri rreth 600,000 vjet më parë - me efekte shkatërruese. "Kjo është diçka që, ne si specie, duhet ta pranojmë," - tha autori kryesor i studimit, Wim Malfait. "Kjo do të ndodhë në të ardhmen.'' - pohon ai per revisten Nature.

Hulumtuesit simuluan një presion tek një vullkani nga ngarkimi i magmës sintetike në një kapsulë diamanti dhe e monitoruan atë me energji te lartë të rrezeve X. Pasi ndryshoi nga gjendja e ngurte në magmë të lëngshme, ajo krijoi një presion mjaft të fortë sa për të thyer permes koren e Tokës dhe të shkaktojë një shpërthim. Por magma e Yellowstone -it nuk duket e afërt me të, thotë Malfait, dhe vullkani do të jape nje paralajmërim duke bërë nje rritjet te terrenit me disa jard. Kur te ndodh kjo, duhet të shkoni shumë-shumë larg - shkencëtarët besojnë se shpërthimi i fundit i saj ka nxjerre deri disa qindra kilometra kub hiri dhe llavë.

(RevistaShtypi.al)