Shtëpia
|      

Gjendet fosili i Primatit më të vjetër në botë.

E Enjte, 6 Qershor 2013

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
Archicebus achilles

Archicebus achilles (Foto. POPSCI)

Një fosil i një krijese të vogël dhe pak qesharake e cila eshte vertitur ne ate çka eshte Kina e sotme, rreth 55 milionë vjet më parë mund të ndihmojë të rishkruaj historine e primatëve, - raporton BBC. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se Archicebus achilles peshonte rreth një ons dhe ishte ndoshta 8 inç i gjatë; dhe është skeleti më i vjetër i primateve në botë. Në fakt, në 55 milion vjetet, e çon më mbrapa datën e fosilit të parë të gjetur rreth 7 milion vjet, - raporton Popular Science. Kjo gjetje ngre gjithashtu teorinë se primatet e kane zanafillen e tyre në Azi jo, Afrike, - vëren New York Times.

Krijesa e lashtë është një gjetje intriguese për shkak se ajo ka ekzistuar në kohën e një ndarjeje evolucionare tek primatët, me një degë qe shkon drejt antropoideve (majmunët dhe njerëzit) dhe tjetra drejt Tarsiereve (krijesa të vogla, me sy të mëdhenj, nate). "Kur gjendet nje specimen si ky, është ngjarje pak e veçantë," - thotë një bashkë-autori i raportit në Nature. "Është një shtese shumë e madhe në histori." Fosili u gjet në atë që njëhere e nje kohe ishte një liqen, pas ne kohe kur Kina dhe shumë zona te Tokës ishin në thelb xhungël tropikale, - thotë një ekspert i BBCs.

(RevistaShtypi.al)