Shtëpia
|      

Shkencetaret zbulojne një këngë që redukton stresin deri ne 65%

E Shtune, 18 Shkurt 2017

                        Facebook    Google    LinkedIn    Twitter    Yahoo
stresi
Stresi - eshte te paturit ndjenja te tmerrit, frikës,  apo te jeni i shqetësuar dhe ne panik - sigurisht deri ketu nuk ju themi asgjë te re. Hipokrati shkroi për ketë ne shekullin e katërt. Ashtu siç edhe bëri Soren Kierkegaard në vitin 1860. Dhe Sigmund Freud foli per çrregullimin në vitin 1926.

Megjithatë, per tju kthyer diteve tona, po shikohet se ka shifra ne rritje dhe ankthit dhe stresit, sidomos tek te rinjte.

Ilaçet farmaceutike kanë tendencë të japin nje trajtim klasik të  ankthit (siç eshte dhe motorr i madh e prodhimit të parave). Në epokën tonë moderne, vendimmarrja mund të shkaktojë një lloj paralize. Shpesh, fokusohemi ne opsione të ndryshme qofte edhe per, le të themi, një palë këpucë. Përfundimisht, mbingarkesa e informacionit do të fillojë të na stresoje.

Teknologjia gjithashtu kontribuon në rritjen e ankthit. Një numër i mirë i personave ne ditet tona kane nga nje smartphone - janë të rrallë ata qe nuk kane nje smartphone. Celularet dhe paisje te tjera se keto priren të jenë nje dritare tyre për botën dhe për të nxitur një ndjenjën e lidhjes. Por ka një anë të errët ne nevojën për ta kapur ritmin dhe të gjithë ato qe pason në mediat sociale - i njohur ndryshe si FOMO, ose Frika per te mos Qene i Shfaqur.

Terapeutistet po perpiqen te ofrojne metoda te tilla si meditimi, yoga, masazhi dhe teknika të tjera relaksuese. Terapia e Musikes eshte perdorur gjithashtu me sukses. Por tani neuro shkencetaret në të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur ne nje rezultat permes nje kenge të vetme që rezulton se ndikon në një ulje dramatike prej 65 për qind të gjendjes se pergjithshme te ankthit ...

Social media na lejon të krahasojme gjithçka - marrëdhëniet, dietën, figurën, bukurinë, pasurinë, standardin e jetesës - jo vetëm me miqtë tanë, por me të tjere qe jane gjithashtu te famshëm. Dhe, siç tregojne studimet koha në mediat sociale "mund të shkaktojë depresion tek njerëz që krahasojnë veten me të tjerët."

Hulumtuesit në Mindlab International në Mbretërinë e Bashkuar kane kërkuar të dine se çfarë lloji muzike shkakton gjendjen më të madhe të relaksimit. Studimi i përfshirë që ka pjesëmarrës që përpiqen për të zgjidhur gjeagjeza të vështira - të cilat në thelb shkaktojne një shkallë të caktuar të stresit - ndërsa jane te lidhur me disa sensorë. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit dëgjuan një sërë te këngëve ndersa studiuesit kane matur aktivitetin e trurit, normen e zemrës, presionit te gjakut dhe ritmin e frymëmarrjes.

Ajo që ata gjetën është se një këngë - "Weightless", - ka rezultuar në një reduktim të mrekullueshëm prej 65 për qind në ankthin e përgjithshëm të pjesëmarrësve, dhe një ulje 35 për qind në normat e tyre të zakonshme fiziologjike pushimi.

Interesante, ishte se  kënga është projektuar posaçërisht për të nxitur këtë gjendje shumë të relaksuar. Krijuar nga Marconi Union, muzikantët se bashku me terapistët kanë punuer për të rregulluar me kujdes harmonine, ritmet dhe linjat e basit, e cila nga ana tjeter ngadalësojë normat e ritmit te zemrës dhe presionit te gjakut, ndërsa ndihmon gjithashtu ne uljen e hormonit te stresit siç eshte kortizoli.

Në fakt, muzika është aq efektive, sa që shumë prej femrave pjesëmarrësve u ranë në gjumë - deri në pikën ku hulumtuesi kryesor Dr. David Lewis-Hodgson këshilloi nderprjen e dëgjimit të sa, ndërsa po luhej.

Por mos besoni fjalën e tyre. Degjojeni vete kete kenge këtu, për veten tuaj: